Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov sipas një dokumenti të nxjerë prej Wikileaks është informator i shërbimit më të madh sekret në botë CIA, shkruan foldrejt.com.
Sipas këtyre dokumenteve, të cilave nuk u është identifikuar ende autenticiteti, Dimitrov ka qenë operativ i fshehtë i CIA-s, që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.
Current Republic of Macedonia Foreign Minister Nikola Dimitrov was listed as a “protect” U.S. embassy source twice in 2008 after providing information on the Greece-Macedonia name dispute and NATO, EU integration.
1) https://t.co/YtxNWb3K1K
2) https://t.co/cTcLN39LVh— WikiLeaks (@wikileaks) December 15, 2018
Deri tani nuk kanë reaguar as nga Ambasada e SHBA dhe as zyra e Ministrit të Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov.
Dimitrov rrjedh nga një familje diplomatësh ku edhe i ati i tij ka qenë ambasador i Maqedonisë në Rusi.