Microsoft ka investuar shumë energji dhe mjete në Windows 10 si zgjidhja e parë për përdoruesit në shtëpi dhe ata në biznes dhe sipas të dhënave të fundit i gjithë mundi është shpaguar.
Të dhënat nga raportet e Duo Trusted Access 2018 tregojnë se pranimi i Windows 10 është rritur në sektorin e biznesit nga 27 për qind në 48 për qind në vitin 2018. Kjo është dëshmi se sistemi më i fundit i Microsoft zëvendëson ngadalë versionet e vjetra.
Windows 7, një version shumë i suksesshëm i sistemit operativ në vitin 2009, shënoi një rënie pak më të madhe, nga 65 për qind vitin e kaluar në 44 për qind. Rënia pritet të vazhdojë vitet e ardhshme dhe Windows 7 nuk do të marrë mbështetje nga janari 2020.
Edhe pse Windows 10 ka rritur pjesëmarrjen në tregun e biznesit, Windows OS ka shënuar rënie prej 68 në 65 për qind këtë vit, ndërsa MacOS shënoi ngritje nga 27 në 30 për qind.