Agjencia ajrore e fluturimeve Wizz Air nga marsi 2019 do shtojë një linjë tjetër: nga Bremeni drejt Shkupi, shkruan foldrejt.com.
Poashtu nga Bremeni kjo agjenci e çmimeve të lira do shtojë dy linja tjera drejt Kievit dhe Danzig, që është mundësi e mirë edhe për pasagjerët nga Shkupi.
Fluturimi i parë do jetë në 20 mars dhe do ketë dy linja javore nga Shkupi drejt Bremenit.
Linja tjera prej Shkupit do jetë edhe ajo drejt Badenit, si dhe drejt Larnakos së Qipros dhe Turku të Finalndës. Prej Ohrit do të hapen linjat drejt Malmos së Suedisë, Milanos së Italisë dhe drejt Memingen dhe Dortmund të Gjermanisë.
Përveç këtyre, aviokompania ka paralajmëruar fluturime më të shpeshta drejt Goteborgut, Hamburgut, Köln-it dhe Maltës.