Në Gjermani ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar, për këtë seksioni i artizanaleve po shkollon mijëra refugjatë. Presidenti i punëve artizanale në Gjermani, Hans Peter Wollseifer thotë se shumë azilkërkues kanë gjetur punë ose po kryejnë shkollimin, shkruan FAZ.
“Kjo është ajo që ne kemi nevojë, për të huaj të mirë integruar dhe që flasin gjermanisht. Atëherë pse duhet ti dëbojmë ne këto persona? Këto janë persona të gabuar që ne i dëbojmë. Për ata që kemi nevojë, duhet ti strehojmë këtu. Gjithçka tjetër do ishte idiotësi.”
Gjatë këtij viti 16 mijë refugjatë kanë mësuar punë artizanale, kurse gjatë vitit të kaluar kjo shifër shkonte deri 11 mijë.
Në fund Wollseifer thotë se kërkon që ligji i emigracionit të funksionojë më mirë me shtetet që kanë sistem arsimor të ngjashëm me Gjermaninë – si vendet ballkanike./Foldrejt.com