Menaxheri i Barcelonës dhe ish-trajneri i Al Sadd, Xavi, këmbëngul se Cristiano Ronaldo i Al-Nassr do të sfidohet nga Liga e komplikuar e Arabisë Saudite.
Trajneri i Barcelonës ka parashikuar se Ronaldo nuk do ta ketë të lehtë në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Ish-ylli i Real Madrid nënshkroi një marrëveshje që do t’i paguajë atij 75 milion dollarë (61.1 milion £) në vit deri në fund të sezonit 2024, dhe pritshmëritë e tifozëve janë të larta.
“Ai ka nënshkruar për një nga klubet më të mira në Arabinë Saudite, por është një sfidë për të,” tha Xavi.
“Kjo ligë është shumë e komplikuar. Kam luajtur kundër disa skuadrave të tyre kur kam trajnuar Al Sadd. Do të jetë një sfidë.”, ka përfunduar ai.
Ka pasur reagime të ndryshme për lëvizjen e Ronaldos në Al-Nassr. Disa kanë sugjeruar se është fundi i karrierës së tij si lojtar, ndërsa vetë lojtari ka këmbëngulur se liga ende përfaqëson një nivel të lartë konkurrence./FolDrejt/