Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka sulmuar edhe një herë ashpër gjyqtarët dhe ka sulmuar rivalin më të madh Real Madrid. Pasi dhjetë ditë më parë komentoi përmbysjen e Realit nga 0:2 në 3:2 ndaj skuadrës më të dobët në ligë, Almeria, tani ka folur sërish për atë që e shqetëson.
“Unë firmos fjalët e trajnerit të Almerias, Gaizka Garitano. Nëse them atë që mendoj dhe çfarë ndodhi, do të ndëshkohem, por e pa e gjithë bota. E thashë tashmë pas ndeshjes në Getafe se në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale”, tha ndër të tjera Xavi duke komentuar atë ndeshje dhe shtoi:
“Ne nuk mund t’i kontrollojmë apo t’i ndikojmë, por të gjithë i shohin. Më kujtohet penalltia në Getafe, goli i Joaos në Granada… dhe nuk flitet për këtë. Nëse nuk do të kishte ndodhur, do të kishim gjashtë pikë të tjera. Këto nuk janë justifikime, por fakte. Me vendime të tilla arbitri, do të jetë shumë e vështirë të mbrohet titulli.”