Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë konferencës së sotme me mediat, njoftoi se zgjedhjet presidenciale do shpallen më së voni deri në 3 shkurt, që krahas zgjedhjeve presidenciale – priten të mbahen edhe zgjedhje për të parin e komunës në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.
“Nuk dua të flas për ato punë për të cilat kam qenë bartës dhe përgjegjës. Konsideroj se perceptimi i qytetarëve është e ndryshme, kjo vërtetohet edhe me anketat e realizuara, dhe kjo e vërteton atë se Kuvendi ka arritur t’i plotësojë pritshmëritë dhe nevojat dhe atë që është kompetencë e tij. Në këtë kontest vlerësojë se Kuvendi i ka plotësuar pritshmëritë dhe në përgjithësi, të gjitha punët kryesore i ka kryer në afat të paraparë”, tha Xhaferi, përcjell foldrejt.com.
“Shpallja e zgjedhjeve për president pritet 90 ditët e fundit të mandatit të presidentit, ajo rezulton 2-3 shkurt. Unë jam president i Kuvendit, dhe nuk kam ndërmend të bëhem president i shteti”, vijoi më tej Xhaferi.
Në rast se zgjedhjet shtyhen, atëherë presidenti i shtetit shpallet kryeparlamentari – që në këtë rast është Talat Xhaferi./Foldrejt.com