Sëbashku me raperin kosovar Trim Ademi aka Capital T, Granit Xhaka ka postuar një foto në Instagram ku ka bërë edhe gjestin e shqiponjës dykrenore – për nder të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Ju uroj nga zemra “Festën e Flamurit” të gjithë shqiptarëve – kudo që ata ndodhen, në çdo kënd të botës. Të përçarë, por të bashkuar me një flamur, gjuhë dhe gjak,” shkruajti Granit Xhaka, informon foldrejt.com.
Fotografia menjëherë mori jehonë të madhe dhe u komentua masovikisht – ku disa zviceranë e kanë kritikuar për veprimin.
Gjatë ndeshjes kundër Serbisë, Xhaka, Shaqiri dhe Lichsteiner u dënuan me 25 mijë franga gjobë, për shkak të gjestit me shqiponjën dykrenore. Prej atëherë vendosën që të shmangin gjestin e simbolit të shqiptarëve./Foldrejt.com