Se Xherdan Shaqiri meriton më shumë vëmendje nga udhëheqësia e Liverpulit, kjo vërtetohet nga deshja e sotme kundër Manchester United, kur shqiptari i Gjilanit shënoi dy super gola (minuta 73 dhe 80) dhe kështu u kthye në protagonist të fitores të të “Të Kuqve” në derbin e njohur anglez.
Shaqiri është dashur të luajë vetëm 20 minuta për të shënuar dy golat e vlefshme dhe për të përfunduar rezultatin 3 me 1 në favor të Liverpulit. Golin e vetëm në Manchester United e shënoi Lingard në minutën e 33, kurse golin e parë të Liverpulit e shënoi Mane në minutën e 24./Foldrejt.com