Kina dhe Franca kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të kapërcyer “dallimet” dhe “kufizimet” në një kohë kur bota po kalon nëpër ndryshime të thella historike, tha sot presidenti kinez Xi Jinping, siç raportohet nga mediat shtetërore në Pekin.
Marrëdhëniet kino-franceze kanë ruajtur një moment pozitiv dhe të qëndrueshëm, tha Xi në një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sot, presidenti kinez u takua me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili mbërriti dje për një vizitë zyrtare në Kinë, raportoi Xinhua./FolDrejt/