Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha të mërkurën se dështimi i një banke të vogël mund të shkaktojë dështimin e bankave të tjera më të vogla.
“Dështimi i bankave të vogla mund të nxisë garën me bankat tjera ndërsa dështimi i këtyre bankave mund të çojë në një dështim sistematik”, deklaroi Yellen para Nënkomitetit të Shërbimeve Financiare të Senatit të SHBA-së, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Komentet e saj erdhën pas kolapsit të papritur të Silvergate Bank, Silicon Valley Bank (SVB), Signature Bank dhe First Republic Bank, të cilat u “shembën” brenda vetëm pak javësh.
“SVB përjetoi goditje katastrofike, aq të madhe sa ka mbytur likuiditetin e kësaj banke dhe ka krijuar potencial për panik në shumë banka të tjera”, tha Yellen duke shtuar:
“Prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e ekonomisë amerikane”, shtoi Yellen.
Departamenti i Thesarit, Rezerva Federale dhe Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) njoftuan një sërë masash emergjente të dielën pasi kolapsi në disa banka amerikane kërcënoi për një krizë më të gjerë financiare./FolDrejt/