Një emër i njohur mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Al Nassr.
33-vjeçari Marco Reus ka konfirmuar se është duke zhvilluar negociata me klubin saudit.
“Këshilltari im ka thënë tashmë diçka për këtë. Sigurisht që duhet të shikoj përpara. Kam ende gjysmë viti nga kontrata ime, kështu që duhet të mendoj për gjithçka. Ne do të kemi bisedime me Al Nassr dhe më pas do të shohim se në cilin drejtim do të shkojë gjithçka”.
Me këto fjalë, Marco Res la të kuptohet se mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në klubin saudit, për të cilin është shkruar që kur portugez u prezantua me Al Nassr. Reus është anëtar i Borussia Dortmund që nga viti 2012, por nuk ka marrë një zgjatje të kontratës së tij, e cila skadon këtë verë./FolDrejt/