Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, për agjencinë e lajmeve AFP në Shkup, është shprehur i shqetësuar për veton bullgare.
“Ne e kemi dëshmaur se besojmë shumë në vlerat europiane,” tha 46 vjeçari nga Strumica, përcjell foldrejt.com. “Dhe aty ku Europa duhej të tregonte vlerat e saj, ajo nuk ndodhej aty.”
Maqedonia e Veriut shpëtoi nga vetoja greke, por tash ka një problem me identitetin kulturor me Bullgarinë.
Por për Zaevin, identiteti maqedonas është një “linjë e kuqe”, bile kërkon të drejtat e minoritetit maqedonas në Bullgari.
“Kjo është një çështje e vetëpërcaktimit,” që është edhe zemra e projekteve europiane. Për këtë kontestimi është absurd./Foldrejt.com