Duheshte të votohej dje, por situata shfaqet e komplikuar edhe sot. Kryeministri Zoran Zaev pasi lëshoi pe për disa amandamente të Aleancës për Shqiptarët, ngjashëm tani kërkon edhe Lëvizja BESA e Bilall Kasamit për të mos ju nëpërkëmbur kërkesat e saj.
Duke e shfrytëzuar momentin e ndryshimeve të patjetërsueshme kushtetuese që duhet të bëjë Maqedonia për ti hapur rrugën integrimit euro-atlantik, dy deputetët e Bilall Kasamit kanë kërkuar heqjen e shtetësisa maqedonase me zëvendësimin e shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Mbrëmë dhe gjatë ditës Zaev ishte optimist se do të merren vesh pasi që bëhet pjesë për çështje teknike, gjë që sipas tij, nuk e vë në rrezik identitetin maqedonas, por më vonë, pas reagimit të 8 deputetëve që dolën nga OBRM-PDUKM të cilët thanë se nuk do të votojnë nëse pranohet amandamenti i Lëvizjes BESA, edhe kryeministri ka ndërruar mendje.