Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit nuk është kundër shteteve të treta, veçanërisht kundër Rusisë, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Ai këto komente i bëri për median greke “Efimerida ton Sintakton” duke shtuar se “Maqedonia pa NATO kërcënohet nga rreziku ekzistencial”.
Kjo marrëveshje mbështetet nga BE dhe SHBA, megjithatë nuk vlen edhe për Rusinë e cila mundohet të bllokojë zgjerimin e mëtutjeshëm të NATO, përcjell foldrejt.com.
Merkel në Athinë
Gjatë 10 dhe 11 janarit kancelarja Angela Merkel do udhëtojë drejt Athinës ku mes bisedimeve do jetë edhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.
Partia e Merkelit CDU është e afërt me partinë opozitare greke Nea Demokratia dhe do kërkojë që të mos e bllokojë ratifikimin e marrëveshjes në parlament./Foldrejt.com