Pas deklaratave kontestuese të shefit të qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev për ushtrinë e Kosovës, ai tashmë ka dalë me një deklaratë tjetër, ku sikur kërkon të zbusë fjalorin.
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, ai shtoi se kjo mund të shërbejë si shembull për Kosovën dhe Serbinë, shkruan foldrejt.com.
“Ne jemi të bindur se ne mund ta ndihmojmë të gjithë procesin me përvojën që kemi nga Procesi i Prespës, pasi kjo mund të jetë një përvojë për këtë çështje problematike në Ballkan,” tha Zaev.
Në bisedë me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, Zaev mori garanci se me vazhdimin e procesit në Maqedoni, si dhe vazhdimin e reformave, Maqedonia do të marrë një datë për negociata në Këshillin Evropian në qershor.
Komisioni Evropian, shtoi ai, është plotësisht i informuar për procesin e pajtimit dhe e mbështet fuqishëm këtë proces./Foldrejt.com