Vetoja bullgare kundrejt kombit “artificial” maqedonas që e quajnë serbët, grekët dhe bullgarët, ka shtyrë shumë media gjermane të shkruajnë për dështimin e integrimit europian.
Në një bisedë me SPIEGEL, shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, shprehet i zhgënjyer nga qëndrimi bullgar, duke e quajtur “absurde dhe për të qeshur”.
“Vitin e kaluar ne kemi punuar shumë që të arrijmë suksesin e integrimeve,” tha Zaev, përcjell foldrejt.com. “E kemi treguar se mund të zbatojmë reformat e kërkuara nga Europa,” por është Bullgaria që shkon në “një drejtim tërësish jo-europian”, ku prek dinjitetin dhe identitetin tonë si komb.
Më tutje Zaev prognozon se kjo veto bullgare, që shpesh në qarqet europiane mezi kuptohet, “shkon kundër vlerave themelore të BE, që ndan komunitetin në baza etnike dhe gjuhësore.”E ardhmja e Europës vihen në rrezik nga këto qëndrime”.
Problem i brendshëm i Bullgarisë
Kundrejt magazinës më të madhe gjermane, Zaev më tutje shton se ky qëndrim i Bullgarisë lidhet edhe me “arsye të brendshme politike”, duke aluduar në protesta të shumta anti-korruptive që e kanë kapluar qeverinë të djathtë konservatore të Bojko Borisov.
Por dështimi i integrimit europian, do sjellte mbase konflikte të reja në rajon.
“Nëse nuk na jepni motivim, atëherë nuk do ngadalësoni vetëm proceset reformuese në vend,” kërcënoi Zaev, duke menduar se vendin e tij e pret nacionalizmi radikal, e cila shpesh në Ballkan ka përfunduar në dhunë./Foldrejt.com