Prej vitesh në zonën rreth Detit të Vdekur po zhvillohen kërkime arkeologjike nga qendra dhe arkeologë të njohur në botë. Rezultatet paraprake të këtij kërkimi kanë vërtetuar se një shpërthim i madh i ardhur nga qielli ka qenë shkaku kryesor i zhdukjes së qyteteve dhe vendbanimeve bujqësore në këtë zonë para 3700 vjetësh, qytetërimi i Gomorrah dhe Sodomit siç njihet në Teuratë apo populli i Lutit a.s. siç përshkruhet në historitë kuranore.
Philippe Silvia, një arkeolog i njohur dhe profesor në “Trinity Southwest University” në New Mexico u shpreh se falë përdorimit të teknologjisë së radiokarbonit kemi vërtetuar se metalet e zbuluara në zonë janë kristalizuar si pasojë e një temperature shumë të lartë, e cila ka ardhur si rezultat i një shpërthimi gjigand me origjinë qiellore.
Ky ka qenë edhe shkaku i shkatërrimit të këtij qytetërimi i cili ka qenë zhvilluar në formë harku një një hapësirë me gjatësi prej 25 km afërsisht.
Shpërthimi mund të ketë ardhur edhe nga ndonjë meteor, thotë profesori Philippe Silvia, ndërkohë që pas shpërthimit zonën e ka mbuluar një re pluhuri meteorik gjë që ka sjellë djegien e çdo gjëje. Grimca metoerike me temperaturë shumë të lartë që kanë ngurtësuar gjithçka.
Gërmimet e zhvilluara në pesë zona tw ndryshme kanë vërtetuar se ky qytetërim ka jetuar afërsisht 2500 vjet dhe se fundi i tij ka qenë i menjëhershëm në fund të periudhës së bronxit.
Për fat të keq në shkollat e historiografisë moderne historia e feve nuk merret për bazë, ato trajtohen si mitologji dhe nuk i konsiderojnë si referenca shkencore. Psh; historia e popullit të Lutit a.s. përmendet pothuajse identik si të Teuratë të hebrenjtë ashtu edhe në Kuran të muslimanët. Në rastin konkret nëse kërkimet do ti referoheshin historisë hebreje ata do kishin mundësinë të përdornin kalendarin hebre për përcaktimin e fundit të këtij qytetërimi, po ashtu edhe për të bërë një përcaktim të saktë gjeografik të qyteteve dhe vendbanimeve.
Po ashtu edhe Kurani dhe shkencat ndihmëse të Kuranit do të jepnin ndihmesë të madhe në ndriçimin arkeologjik të ngjarjes /xhamiaime.com