Një dokument i shërbimit sekret të gjermanolindorëve Stasi në Dresden hedh dritë mbi misionet e presidentit rus Vladimir Putin. Atëkohë Putini punonte për shërbimin sekret rus KGB, shkruan “Die Zeit”.
Deri në rrëzimin e Murit të Berlinit Putini kishte një kartë identiteti të shërbimit sekret gjerman DDR. Dokumenti qëndronte prej vitesh i pavërejtur në arkivë, thotë shefi i arkivës së dokumentave të Stasi në Dresden, Konrad Felber. Karta e identitetit të Putinit është lëshuar në 31 dhjetor 1985 dhe ka qenë e vlefshme deri në fund 1989. Atëkohë Putini ishte oficer në KGB në Dresden.
Me atë dokument Putini mund të lëvizte lirshëm, por kishte edhe akses te dokumentat sekrete.
“Kjo ama nuk do të thotë automatikisht se Putini ka punuar për Stasi. Agjentët shpesh kanë identite të ndryshme.”
Dokumenti i shërbimit sekret gjerman Stasi, mund të ketë qenë edhe si mundësi e mirë që Putini të mos u ndjell mosbesimin agjentëve të Stasi se ai punon për KGB.
Felber në vijim thotë se karta e identitetit është zbuluar rastësisht.
Në lidhje me këtë zbulim, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov për agjensinë Tass tha: “Gjatë kohës sovjetike KGB dhe Stasi ishin shërbime mike. Për këtë nuk është e pamundur, që të ketë pasur shkëmbime reciproke.”/Foldrejt.com