Facebook ka konfirmuar se ka ndarë informacionin e përdoruesve me 52 kompani që prodhojnë harduer dhe softuer, duke përfshirë edhe disa me bazë në Kinë.
Gjigandi i medias sociale, bëri zbulimin në një raport prej 747 faqesh, që ia dorëzoi ‘Shtëpisë së Energjisë dhe Komitetit të Tregtisë’, raporton BBC.
Lista përmban kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, si Amazon, Apple dhe Microsoft. Por gjithashtu përfshinë firmat kineze si Alibaba, Huawei, Lenovo, Oppo dhe TCL, këto katër të fundit janë shënuar si kërcënime të sigurisë kombëtare nga inteligjenca e ShBA-së.
Në raportin e saj, Facebook tha se kishte ndërprerë partneritetin e qasjes në të dhënat, me 38 nga 52 kompanitë. Tetë partneritete të tjera, përfshirë Nokia, Samsung dhe Yahoo, do të ndërpriteshin në fund të tetorit. Facebook tha se partneritetet me Alibaba, Amazon, Apple, Mozilla, Opera dhe aplikacioni i qasjes Tobii, do të vazhdonin, transmeton RTKlive.
Facebook, gjithashtu zbuloi se i lejoi 61 kompanive që të hynin në të dhëna të veçanta të përdoruesve, për disa muaj pas ndryshimit të politikave që ishte projektuar për të parandaluar një qasje të tillë. Facebook tha se kompanive, duke përfshirë Nike, Nissan, Oracle, Panasonic, Spotify dhe UPS, “u është dhënë një shtyrje e njëhershme … që të vijë në përputhje”.