Në emër të familjes Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka shprehur falënderime për qytetarët e Prizrenit, në veçanti për pronarët e “Abi Qarshia”, për nderin që i kanë dhuruar familjes Jashari me ngritjen e kësaj shtatorje në Prizrenin historik.
“Së bashku me dy qytetarët nderi të komunës sonë, hoxhën e nderuar Halil Kastrati, Kampionin botëror në boks, Haxhi Krasniqi, Ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni dhe Kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, zbuluam shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Abi Qarshia në qytetin e Prizrenit.
Në emër të familjes Jashari shpreha falënderime për qytetarët e Prizrenit, në veçanti për pronarët e “Abi Qarshia”, për nderin që i kanë dhuruar familjes Jashari me ngritjen e kësaj shtatorje në Prizrenin historik, me ç`rast në emër të komunës dhurova stemën e Komunës së Skenderajt dhuratë për ta.
Po ashtu në këtë manifestim urova që të gjithë shqiptarët të jemi të bashkuar sikur sot.
Në këtë ceremoni, nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” pranova dhuratë harten e Kosovës bashkë me stemen e UÇK-së dhe portretin e babes Shaban, babushit Hamëzes dhe balit Adem.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Qoftë i paharruar kujtimi për ta!” – ka shkruar Bekim Jashari në statusin e tij në Facebook.






