Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se SHBA është e vendosur të mbrojë deri në fund Korenë e Jugut kundër nga çdo veprimi të dhunshëm, përfshirë edhe sulmin bërthamor të Koresë së Veriut.
Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, lidhur me stërvitjet e përbashkëta bërthamore, Jean-Pierre në një konferencë ditore për media nënvizoi se dy liderët në vend të stërvitjeve në fjalë u kanë dhënë udhëzime qeverive të tyre për të rritur më shumë përgatitjet e mbrojtjes së përbashkët, të bazuar në strategjinë “e zgjeruar parandaluese” të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj aleancës dhe e gjithë forca mbrojtëse e vendit siguron parandalim të zgjeruar ndaj Koresë së Jugut”, deklaroi Jean-Pierre.
Më tej ajo u shpreh se “pas bisedimeve në Kamboxhia, Biden dhe Yoon u dhanë ekipeve të tyre detyrën për kundërpërgjigje efektive dhe bashkëpunuese ndaj një sërë skenarësh, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut”.
Në anën tjetër, Biden dje dha përgjigjen “jo” ndaj pyetjes nëse dy vendet kanë biseduar apo jo stërvitjet e përbashkëta bërthamore.
Ndërkohë, Yoon në një intervistë për gazetën Chosun Ilbo deklaroi se “për një strategji të zgjeruar efektive parandalimi, jemi në bisedime me SHBA-në për planifikimin e përbashkët dhe për stërvitjet e përbashkëta në aspektin e kapacitetit bërthamor. Edhe SHBA-ja është goxha pozitive në këtë çështje”.
Koreja e Veriut lëshoi mbi 90 raketa në vitin 2022
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë raketa në vitin 2022 sesa në vitet e mëparshme, duke rritur tensionet në Gadishullin Korean dhe Azinë Lindore.
Pheniani ka lëshuar mbi 90 raketa me rreze dhe lloje të ndryshme në drejtimet lindore dhe perëndimore, ndërsa në muajin nëntor të vitit 2022 lëshoi 23 raketa vetëm në një ditë.
Pheniani ka kryer testim të raketës balistike edhe në orët e para të vitit 2023. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, raketa balistike me rreze të shkurtër u lëshua nga rajoni Ryongsong./FolDrejt/