Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se ai diskutoi zgjerimin e mëtejshëm të aftësive të ushtrisë ukrainase në një bisedë me kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Zelensky tha gjithashtu se ai falënderoi Sunak për fillimin e trajnimit të ekuipazheve ukrainase në tanket Challenger 2, dërgimi i të cilave në Ukrainë u njoftua nga Britania e Madhe në janar, raporton Reuters.
Challenger 2 u zhvillua në vitet 1980 dhe i është dorëzuar Ushtrisë Britanike që nga mesi i viteve 1990, transmeton Fol Drejt.