Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria ukrainase ka nevojë për tanke moderne në luftën që vazhdon kundër Rusisë.
Në video-mesazhin e tij Zelenskyy vlerësoi Takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës i cili u mbajt në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zelenskyy rikujtoi se përmes video-konferencës mbajti një fjalim në takimin e zhvilluar në Ramstein. “Këto janë diskutime që zhvillohen në një ambient të mbyllur dhe ashtu duhet të jenë. Por, në përgjithësi mund të themi se takimi i sotëm në Rammstein do të forcojë qëndrueshmërinë tonë”, tha ai.
Sipas tij, aleatët janë të vendosur për mbështetjen ndaj Ukrainës. “Po, sërish ne duhet të luftojnë për furnizimin e tankeve moderne, por çdo ditë na paraqitet në mënyrë edhe më të hapur se nuk ka alternativë tjetër se duhet të jepet një vendim lidhur me tanket”, theksoi Zelenskyy.
Ai tha se falë ndihmës me armë të vendeve aleate mundësitë e ushtrisë ukrainase po shtohen gjithnjë e më shumë. Zelenskyy shprehu falënderime ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë vendin e tij.
Duke tërhequr vëmendjen se vazhdimi i ndihmës me armë për Ukrainën ka një rëndësi të madhe, Zelenskyy tha se “Për të çliruar territoret tona kemi nevojë për raketa me rreze të gjatë”./FolDrejt/