Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk sheh asnjë arsye pse partnerët perëndimorë të mos furnizojnë tanke në Ukrainë.
“Ne do të marrim më shumë automjete të blinduara, duke përfshirë tanke të lehta të prodhimit francez. Kjo dërgon një sinjal të qartë për të gjithë partnerët tanë: nuk ka asnjë arsye racionale pse tanket perëndimore nuk janë dorëzuar ende në Ukrainë,” tha Zelensky mbrëmë, transmeton Fol Drejt.
Pas bisedës telefonike të djeshme me presidentin francez Emmanuel Macron, Zelensky konfirmoi se Kievi do të marrë tanke të lehta franceze.