Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha sot se të paktën 500 fëmijë ukrainas kanë vdekur në atë vend që nga fillimi i pushtimit rus.
Ai deklaroi se armët dhe urrejtja ruse vazhdojnë të marrin dhe shkatërrojnë jetën e fëmijëve ukrainas çdo ditë, raporton Associated Press.
“Shumë prej tyre mund të bëheshin shkencëtarë, artistë, kampionë të famshëm sporti, duke kontribuar në historinë e Ukrainës”, tha Zelensky./FolDrejt/