Presidenti ukrainas tha se “terrori rus” mbi objektet e tyre energjetike synon të krijojë sa më shumë probleme me energjinë elektrike dhe ngrohjen këtë vjeshtë dhe dimër, në mënyrë që më shumë ukrainas të shkojnë në vendet evropiane.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Rusia po sulmon termocentralet e Ukrainës sepse dëshiron t’i detyrojë njerëzit të lënë shtëpitë e tyre dhe të lëvizin drejt perëndimit në vendet e Bashkimit Evropian.
“Rusia po provokon një valë të re migrimi të ukrainasve në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Zelensky në një fjalim video në samitin e BE-së, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.