Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë duhet të synojnë të sigurojnë që Moska të mos rindërtojë aftësitë e saj ushtarake, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Presidenti ukrainas i bëri komentet në një konferencë shtypi të samitit të BE-së në Kiev së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel./FolDrejt/