Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk mund të nisin ende një kundërofensivë, e cila ishte planifikuar për në pranverë, duke theksuar se Kievi ka nevojë për municion dhe avionë luftarakë.
“Ne nuk mund të fillojmë ende,” tha Zelensky në një intervistë për gazetën japoneze Yomuri, raporton Unian.
Ai pranoi se situata në Ukrainën lindore është “e keqe”, kryesisht për shkak të mungesës së municioneve./FolDrejt/