Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se “Flamuri i Ukrainës do të jetë patjetër i barabartë me të gjithë flamujt e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)”.
Në mesazhin e tij të postuar në orët e natës nga llogaria e tij Telegram, Zelenskyy, duke u drejtuar qytetarëve ukrainas, bëri vlerësime lidhur me luftën që vazhdon në vendin e tij kundër Rusisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Zelenskyy tha se gjatë një takimi me zyrtar të forcave të sigurisë kanë diskutuar situatën e fundit në rajonin Donetsk, në të cilin përjetohen konfliktet më të dhunshme në luftën Rusi-Ukrainë.
Në takimin e sigurisë kemi diskutuar planet e ditëve të ardhshme të ushtrisë së Ukrainës në konfliktet në rajonin Donetsk, theksoi Zelenskyy, i cili tha më tej se “Sigurisht që çështja numër një është lufta e përgjithshme në drejtim të Soledar, Bakhmut dhe Donetsk”.
Duke informuar se ka zhvilluar biseda telefonike me liderë të vendeve anëtare të BE-së, Zelenskyy theksoi se në biseda kanë vlerësuar çështjen për mbështetjen ndaj Ukrainës në procesin e integrimit në BE.
“Flamuri i Ukrainës do të jetë patjetër i barabartë me të gjithë flamujt e shteteve anëtare të BE-së”, deklaroi Zelenskyy./FolDrejt/