Zëvendëskancelari gjerman Robert Habek foli për ngjarjet në qytetin ukrainas Bucha dhe tha se ky “krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, tha në Twitter se ishte “e tronditur nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet”.
“Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës,” tha von der Layen./FolDrejt/