fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Zgjedhjet lokale dhe realiteti i përmbysur

Zgjedhjet lokale dhe realiteti i përmbysur

15 Tetor, 2021
VIDEO/ Lajmi i fundit: Zjarr në tunelin e kalimashit, raportohet për një veturë të djegur, aty shihet se si…

VIDEO/ Lajmi i fundit: Zjarr në tunelin e kalimashit, raportohet për një veturë të djegur, aty shihet se si…

26 Maj, 2022
Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Policia e plagos një të dyshuar që po ecte në rrugë me një armë

26 Maj, 2022
Raul Gonzalez trajner i mundshëm i skuadrës katalanase

Raul Gonzalez trajner i mundshëm i skuadrës katalanase

26 Maj, 2022
Kryeministri italian: Ambasada në Ukrainë rihapet

Kryeministri italian: Duam të zhbllokojmë eksportin e drithërave në portet e Detit të Zi

26 Maj, 2022
“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij”/ Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij”/ Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

26 Maj, 2022
I caktohet dënimi me arrest shtëpiak ish-presidentit, akuzohet për korrupsion e tradhti

I caktohet dënimi me arrest shtëpiak ish-presidentit, akuzohet për korrupsion e tradhti

26 Maj, 2022
Turqia: Nuk do të ishte mirë të jemi kufizues ndaj Rusisë

Turqia: Ne nuk do të cenojmë sovranitetin e fqinjëve tanë, ne po mbrojmë sigurinë tonë

26 Maj, 2022
Shefi i NATO -s fajëson udhëheqjen afgane për shembjen e Kabulit

Stoltenberg mbështet qëndrimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën

26 Maj, 2022
Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me homologun francez

Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me homologun francez

26 Maj, 2022
Zvicër/Përfundon hetimi dhjetëvjeçar për dyshimet e pastrimit të parave, zhbllokohen 430 milionë dollarë

33 vjeçari kosovar vdes në Zvicër, shkak një aksident

26 Maj, 2022
Fol Drejt
E enjte, 26 Maj, 2022
Kontakt
  • UKRAINË
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Zgjedhjet lokale dhe realiteti i përmbysur

7 muaj më parë
in AKTUALE, OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Zgjedhjet lokale dhe realiteti i përmbysur

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkruan:Abdulla Mehmeti

(Votuesit nuk janë të vetëdijshëm se, pavarësisht nëse garojnë me një kalë shale apo me një gomar, kjo ka pak rëndësi nëse nuk e njohin vendin dhe rrethanat ku zhvillohet gara, në një hapësirë me pengesa, apo në një hapësirë të lirë.)

Lexoni edhe..

VIDEO/ Lajmi i fundit: Zjarr në tunelin e kalimashit, raportohet për një veturë të djegur, aty shihet se si…

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij”/ Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Abdulla Mehmeti

Shqiptarët në Maqedoninë Veriore nuk duhet t’i preokupojë shumë se kush do të largohet nga pushteti dhe kush do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit të këtij viti, as cila parti apo koalicion do të arrijë të fitojë më shumë vota, më tepër këshilltarë apo kryetarë të komunave, duke e bindur elektoratin se programi i tyre është më i mirë dhe shpresëdhënës për të ardhmen e banorëve në komunat e caktuara, sidomos në ato me shumicë të banorëve shqiptarë.

Shqiptarët në këtë shtet, sot duhet t’i shqetësojë fakti se, asnjëra nga partitë dhe koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje nuk thanë asgjë të rëndësishme në lidhje me vlerat e mirëfillta demokratike, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe tejkalimin e problemeve më të rëndësishme, të cilat e kanë shndërruar pushtetin lokal në instrument të pushtetit qendror, për realizimin e politikave të veta strategjike dhe afatgjata, përmes të cilave është ngulfatur fryma demokratike, vullneti politik i qytetarëve, perspektiva dhe progresi në pushtetin lokal, sidomos në disa komuna dhe rajone ekonomike e zhvillimore të vendit.

Askush nuk tha asgjë të rëndësishme, pse lista e përgjithshme e votuesve edhe në këto zgjedhje mbeti e njëjtë, e papastruar nga votuesit fiktivë.

Askush nuk tha, pse ligjet mbi pushtetin lokal janë diskriminuese dhe nuk mundësojnë zhvillim normal të komunave, duke i mbajtur ato nën kontroll absolut të pushtetit qendror.

Askush nuk tha, pse edhe më tej pengohet decentralizimi i pushtetit, me këtë edhe zhvillimi i barabartë i komunave sipas karakteristikave të veçanta ekonomike, gjeografike, demografike, potencialit njerëzor dhe resurseve, si dhe shpërndarjen e barabartë të buxhetit sipas numrit të banorëve dhe nevojave reale të tyre në këto komuna.

Askush nuk tha, pse ende nuk ndryshohet Kodi zgjedhor sipas standardeve ndërkombëtare, për sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, që të votojnë për kandidatët më të aftë e të merituar (përmes listave të hapura), jo të votojnë për listat e partive politike dhe koalicionet e tyre, ku më tepër ka ushtarë partiakë, shumica e tyre në lidhje familjare dhe biznesi me oligarkët e pushtetit qendror.

Askush nuk tha, pse me këto ligje për pushtetin lokal dhe politikat e pushtetit qendror, pamundësohet eliminimi i diskriminimit të hapur mbi rajonet dhe komunat ku kryesisht banojnë shqiptarët.

Askush nuk tha, se ndarja territoriale aktuale sipas komunave dhe rajoneve ekonomike e zhvillimore është tepër diskriminuese dhe pamundëson zhvillimin e barabartë të komunave dhe rajoneve në vend.

Askush nuk tha, se në 10% të territorit të shtetit jetojnë mbi gjysma e banorëve të këtij shteti (Rajoni i Shkupit dhe Rajoni i Pollogut), ku kryesisht jetojnë shqiptarët, ndërsa gjysma tjetër në 90% të këtij territori.

Askush nuk ka tha, pse shumica e komunave me banorë joshqiptarë kanë mesatarisht nga 5 mijë banorë, ndërsa komunat me shumicë të banorëve shqiptarë kanë mesatarisht mbi 20 mijë banorë, etj.

Si përfundim, për ata që kanë pak njohuri për organizimin e pushtetit, vlerat e demokracisë dhe konceptin e shtetit ligjor, e gjithë fushata e shtrenjtë zgjedhore e partive politike dhe koalicioneve të tyre mund të vlerësohet si një fushatë e hapur propagande për mashtrimin e qytetarëve edhe për një mandat të radhës, pa lënë as shpresat më të vogla se mund të ndryshohet diçka në të mirën e qytetarëve, të demokracisë dhe të shtetit, të komunave dhe banorëve të tyre.

Nuk ka vepër më të ligë kundër njerëzimit se sa mashtrimi i banorëve të një vendi përmes votës së tyre të lirë, vetëm për t’i realizuar interesat e një grupi oligarkësh në pushtet, të cilët edhe ashtu e kanë sjellë shtetin në gjendje të mjerueshme dhe përditë e më tepër e vrasin shpresën e qytetarëve se një ditë mund të bëhet më mirë në këtë vend.

Kur banorët e një vendi e kërkojnë shpëtimin e tyre në botën e jashtme, në shtete të huaja, për shkak të papunësisë, varfërisë, pasigurisë dhe mungesës së perspektivës për mbijetesë, ndërsa vendin e tyre, përmes votës së vjedhur e të manipuluar e varrosin gjithnjë e më thellë, ashtu siç nuk kanë arritur ta bëjnë as pushtuesit e huaj dhe okupatorët më të egër gjatë historisë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sulmuesi norvegjez u mbajt në paraburgim mjekësor mes dyshimeve për shëndetin mendor

Lajmi tjetër

Borrell dhe Blinken kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

VIDEO/ Lajmi i fundit: Zjarr në tunelin e kalimashit, raportohet për një veturë të djegur, aty shihet se si…
LAJME

VIDEO/ Lajmi i fundit: Zjarr në tunelin e kalimashit, raportohet për një veturë të djegur, aty shihet se si…

26 Maj, 2022
“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij”/ Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote
KOSOVË

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij”/ Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

26 Maj, 2022
Zvicër/Përfundon hetimi dhjetëvjeçar për dyshimet e pastrimit të parave, zhbllokohen 430 milionë dollarë
LAJME

33 vjeçari kosovar vdes në Zvicër, shkak një aksident

26 Maj, 2022
Fillon seanca, pak deputet të pranishëm
AKTUALE

Mungojnë deputetët, s’ka kuorum, s’ka seancë

26 Maj, 2022
Foto-dokument/ Diploma kushton 20 cent, por nxënësit e një shkolle në Vushtrri u detyruan t’i paguanin me nga 3 euro
AKTUALE

Foto-dokument/ Diploma kushton 20 cent, por nxënësit e një shkolle në Vushtrri u detyruan t’i paguanin me nga 3 euro

26 Maj, 2022
Shumica e qytetarëve të Zvicrës pro testimit mbi kafshët
LAJME

Kjo është gjendja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

26 Maj, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Foto/ Spitali përfshihet nga flakët, raportohet se 11 foshnje kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij incidenti në Senegal

    Foto/ Spitali përfshihet nga flakët, raportohet se 11 foshnje kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij incidenti në Senegal

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Foto/ Në Ukrainë, 40 qytete po e përjetojnë ferrin nga sulmet e ushtrisë ruse

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Opozita me pankarta në kuvend “votojeni TRUSTIN!”, Ministri Murati: A me 30 euro doni t’i ndihmoni qytetarët a?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • UKRAINË
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM