Ashtu siç pritej edhe nga shumë ekspertë, zgjedhjet në ShBA po shkojnë drejt tensionimit, ku përherë të parë në historinë e saj, të dy kandidatët pretendojnë se ‘mund’ të kenë fituar.
Edhepse Donald Trump ka epërsinë dhe ka goditur fuqishëm në Florida, Ohajo dhe Teksas, duket se Joe Biden nuk po dorëzohet.
“Po bëhem gati për një festim të madh, rezultatet janë fenomenale. Fituam në Florida, në Pensilvani, është sukses i madh. Është e qartë, ne kemi fituar në Georgia dhe Karolinën e Veriut. Jam i suprizuar nga rezultatet në Michigan, kemi fituar aty. Florida ishte një histori suksesi, fituam në Ohio po ashtu,” tha Trump.
Por ka qenë Joe Biden, që dyshon për fitore në Pensilvani dhe Arizona.
“Mirëmbrëma Delaueire. Durimi juaj është për të duruar, por nuk e prisja të shkonte gjatë. Ne bndihemi mirë për atë ku jemi. Ne jemi në rrugën për të fituar zgjedhjet. Duhet të kemi durim, çdo votë duhet të numërohet.
Por ne jemi optimistë aty ku jemi, duket se kemi fituar në Arizona, kemi lajme të mira në Xhorxhia, jemi optimist për Usiconin dhe Miliuen. Ne do të fitojmë në Pensilvani. Jam optimist për rezultatin e dua t’ju përgëzoj të gjithëve”, tha Biden.
Për këtë, Trump ka theksuar se ai është “shumë para në vota, ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë! Kjo është grabitje e popullit amerikan.”