Të enjten pritet të zgjidhet kryekandidati i Partisë Popullore Europiane për zgjedhjet e majit dhe me gjasë edhe shefi i ardhshëm i Komisionit Europian. Partitë Popullore Europiane do zgjedhin kryekandidatin për zgjedhjet e përgjithshme europiane 2019, ku shumica e delegatëve të Kongresit duket se mbështesin njëzëri Manfred Weber.
Kundërkandidati i Weber është finlandezi Alexander Stubb. “Finlandezi kozmopolit kundër gjermanit provincial,” shkruante magazina më e madhe gjermane “Der Spiegel” rreth garës së Weber dhe Stub.
Stubb ka kërcënuar me largim nga PPE të kryeministrit hungarez Victor Orban, në rast se ai nuk respekton vlerat themelore të BE, kurse Weber në këtë pikë është kundër. Në fakt prej kohësh degë të partisë së Weber, CSU-ja bavareze, ka kontakte të ngushta me partinë e Orbanit – ata i bashkon lufta kundër emigrantëve ilegalë.
Gjithsesi, kandidimi i Weber mbështetet edhe nga shefi i partisë Joseph Daul. Nëse Weber përzgjidhet kryekandidati, nuk është e sigurt që ai do jetë edhe presidenti i Komisionit Europian. Në fakt presidenti i KE zgjidhet nga deputetët e parlamentit europian. Ata kanë mundësi që të prezantojnë ofertën e tyre për kandidat. E gjitha kjo do varet në zgjedhjet e majit. Ka pak dyshime që PPE të humb zgjedhjet, por një rezultat i dobët do shmangte kandidimin për shef të KE të Weberit. Ky i fundit dështoi edhe në zgjedhjet e para pak javësh në Bavari.