Një avion komercial me 7 persona në bord sot është zhdukur në rajonin Arktik Yakutia të Rusisë, bëri të ditur Ministria e Emergjencave.
“Më 22 qershor, ndërrimi operacional i detyrës së Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë në Republikën e Sakhasë (Yakutia) mori informacion se avioni An-30M nuk u ul në kohën e caktuar në aeroportin e vendbanimit Olenek”, tha ministria në një deklaratë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një helikopter Mi-8 dhe një avion An-26 fluturuan për të kërkuar avionin e zhdukur.
Republika e Sakha-Yakutia ndodhet në Lindjen e Largët të Rusisë përgjatë Oqeanit Arktik dhe është një nga zonat më të pabanuara në botë me rreth 1 milion njerëz që jetojnë në një sipërfaqe prej mbi 3 milionë kilometra katrorë./FolDrejt/