Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 32 persona janë lënduar nga zjarri që shpërtheu sot në Kajro, njoftuan shërbimet shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se zjarri shpërtheu në spitalin Nur Mohammadi, i cili menaxhohet nga një organizatë bamirësie në lagjen Mataria në pjesën lindore të Kajros, raporton AP.
Një deklaratë nga ministria egjiptiane tha se zjarri shpërtheu në departamentin e radiologjisë, por nuk tha se çfarë e shkaktoi zjarrin./FolDrejt/