Zyra e Rregullatorit për Energji ka thënë se me metoda të dhunshme sot në zyret e tyre kanë hyrë anëtarë të partisë politike PSD, duke deklaruar se ua kanë pamundësuar punën e stafit.
Nga PSD kanë deklaruar se do të qëndrojnë në objektin e ZRrE-së derisa ta shohin vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Për të këtë në një njoftim nga ZRrE kanë thënë se të gjitha vendimet e bordit janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së.
“Vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit. Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave”.
“Komunikata për media dhe përgjigjet ndaj komenteve të palëve të interesit tashmë janë publikuar. ZRRE fton të gjitha partitë politike të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së”./FolDrejt/