Një kosovar (32) në Zvicër është divorcuar shpejt nga bashkëshortja e parë dhe atë, vetëm pak kohë pas marrjes së dokumentave helvete, shkruan “Aargauer Zeitung”.
“Pesë vjet jetoi ai i martuar me gruan në Zvicër, kurse më pas ai u martua me një grua nga vendlindja, me të cilën ka edhe një vajzë 4 vjeçare. Gjykata Federale e ka vërtetuar shfuqizimin e lejes së vendqëndrimit të 32 vjeçarit,” përcjell foldrejt.com.
Rezymeja e ngjarjes
Pak pas ardhjes në Zvicër në prill 2008 djaloshi nga Kosova u martua me një bashkëkombase në Aargau. Kjo e fundit kishte leje qëndrim zviceran dhe me këtë ia mundësoi qëndrimin edhe partnerit të saj me vizë B. Pas pesë vitesh qëndrim ai kishte të drejtë të marrë leje qëndrim të përhershëm ose vizë C. Pikërisht këtë bëri kosovari.
Një muaj pas fitimit të vizës C në 2014, kosovari u nda nga gruaja në Aargau dhe u kthye për të jetuar në kantonin e Cyrihut. Në gusht të po atij viti ai u martua me një bashkëkombase tjetër. Kjo e fundit tashmë jetonte në Kosovë dhe kishte një fëmijë katër vjeçare.
Kjo sjellje mes martesës, divorcit, përfitimit të vizës C dhe martesës me një grua tjetër që kishte fëmijë nuk mbeti e pavrojtuar nga Zyra Federale për Migracion. Këto janë indicie për një martesë fiktive siç njihen rëndom te shqiptarët “martesa për dokumenta”.
Shqiptari i Kosovës kishte pasur lidhje paralele me gruan në Kosovë. Zyra Federale e Migracionit në Zvicër kërkoi testin e ADN-së për vajzën katërvjeçare, por këtë e refuzoi nëna e saj, kurse 32 vjeçari ishte pro. Ankesa dhe kundërankesat vijuan deri në instancën më të lartë të Gjykatës Federale në Lausanne.
Model i njohur për Zvicrën
Pas refuzimit të ADN-së nga nëna, për Gjykatën Federale është e njohur tashmë kjo sjellje. Burri është martuar për dokumenta me një vajzë me vizën C zvicerane për të përfituar leje qëndrim afatgjatë. Më pas të divorcohej, për t’u bashkuar dhe ngritur familjen e vërtetë në Zvicër, përcjell foldrejt.com.
Nëna kishte ngritur shqetësime se e kaluara e saj do të ishte tronditëse dhe mund të kishte pasoja ligjore sikur të kryhej testimi i ADN-së. Këto deklarata ishin të pabaza për trupën gjykuese në Lausanë. Testi i ADN-së ishte baza për të vërtetuar nëse çifti ishte i lidhur më parë ose jo.
Tashmë çifti duhet të rikthehet në Kosovë. Odiseja e tyre në Zvicër ka marrë fund.