Shiu dhe erërat e forta në kantonin Ticino në jug të Zvicrës kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Kushtet e këqija të motit në Ticino kanë shkaktuar përmbysjen disa pemëve dhe mbylljen e shumë rrugëve. Trafiku hekurudhor shënoi ndërprerje gjatë natës, ndërsa iu kthye normalitetit në orët e mëngjesit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Për shkak të shirave dhe erërave të forta u përjetuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Disa rrugë të cilat ishin të mbyllura në kanton që nga dje për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, u hapën për qarkullim mëngjesin e sotëm, ndërsa rruga Val Bedretto-Calanca ndodhet ende e mbyllur për arsye sigurie.
Edhe sot në jug të Zvicrës pritet të vazhdojë moti me reshje.