Në qytetin zviceran Rüti ZH një i panjohur ka gjuajtur disa herë me armë zjarri në drejtim të një restoranti. Si pasojë një person mori plagë vdekjeprurëse, shkruan media më e madhe zvicerane blick.ch.
Alarmi në policinë helvete ka arritur pak përpara orës 2.00, ku është njoftuar se një person ka vdekur. Viktima është një 51 vjeçar nga Maqedonia. Fatmirësisht, personat tjerë të cilët ndodheshin në atë kohë në restorant, mbetën të paplagosur, përcjell foldrejt.com.
Policia ka filluar kërkimet për gjetjen e autorit, por deri tani nuk ka ndonjë pistë konkrete hetimi./Foldrejt.com