Si rallë ndonjëherë Zvicra helvete ka përmbysur rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2 gjatë pjesës së parë të ndeshjes së fundit në grupin 2 të kategorisë A në kuadër të Ligës së Kombeve. Por këtu nuk u ndalën helvetët, ata shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë duke e përmbyllur ndeshjen me rezultatin e thellë 5 me 2. Tashmë zyrtarisht Zvicra kaloi Belgjikën në grup, një shtet që kryesonte vendin e parë në ranglistën botërore, shkruan foldrejt.com.
Për Belgjikën, të dy golat i ka shënuar Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard. Mesfushori shënoi në minutën e dytë dhe 17-të. Për Zvicrën protagonist ishte Xherdan Shaqiri me dy asistime dhe Haris Seferovic me tregolësh. Në ndeshje u involvua edhe Albian Ajeti dhe Granit Xhaka.