Dy aeroplanë Ju-52 që janë stacionuar në Dübendorf (ZH) nuk do mund të ngrihen edhe njëherë në ajër. Zyra Federale për Udhëtime Civile (Bazl) reagoi me ndalimin e këtyre aeroplanëve për shkak të sigurisë dhe rezultateve të dala nga hetimet, shkruan televizioni zviceran “SRF”.
E gjitha filloi pas rrëzimit në 4 gusht 2018 të një aeroplani Ju-52, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale dhe 20 të vdekur. Hetimet zvicerane nxorën në pah se siguria edhe e aeroplanëve tjerë që datojnë prej 1939 të prodhimit gjerman janë në rrezikshmëri.
Kjo është masa zvicerane që duhet të mësojnë të gjithë popujt, që reagojnë menjëherë pas gabimit të parë.