Zyrtarët lokalë pro-rusë njoftuan se ushtria ukrainase ka bombarduar ndërtesën e administratës hekurudhore në qytetin Donetsk, i cili u aneksua nga Rusia.
Kryetari i qeverisë separatiste të Donetskut, Aleksei Kulemzin, tha për kanalin shtetëror rus Rossia 24 se forcat ukrainase sulmuan ndërtesën e administratës hekurudhore me një raketahedhës me shumë tyta HIMARS të prodhimit amerikan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ndërtesa u godit nga gjashtë raketa HIMARS në orën 03:15. Si pasojë e sulmit ka rënë zjarr në ndërtesë”, tha Kulezmin.
Duke theksuar se zjarrfikësit janë ende duke shuar zjarrin, Kulezmin tha se objekti është dëmtuar në masë të madhe, por nuk ka pasur viktima në njerëz./FolDrejt/