Një zyrtar i lartë amerikan i bëri thirrje Serbisë të enjten që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës, nëse ajo dëshiron të “përparojë”.
“Ne respektojmë qëndrimet e liderëve në Beograd, por për arsye praktike ne besojmë se për sa kohë që Serbia qëndron larg sanksioneve, ajo nuk mund të përparojë,” u tha gazetarëve këshilltari i sekretarit amerikan të shtetit Derek Chollet pas bisedimeve me zyrtarët e lartë serbë në Beograd./FolDrejt/