Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, thotë në Telegram se numri i të vdekurve për të martën arriti në pesë dhe 13 të tjerë u plagosën, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ai shkroi në Telegram: “Viktimat në mesin e popullatës civile si rezultat i agresionit të armatosur të Federatës Ruse për 3 janar 2023 (që nga ora 09:00 e 4 janarit 2023):
“Rajoni i Donetskut – një i vdekur, pesë të plagosur, rajoni i Zaporizhzhia – një i plagosur, rajoni i Kharkiv – dy të plagosur, rajoni Kherson – katër të vdekur (përfshirë dy që vdiqën më herët), pesë të plagosur, sipas administratave ushtarake rajonale”./FolDrejt/