Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se Rusia bombardoi rajonin Kherson 46 herë të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një përditësim të Telegramit të dielën, nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko shkroi: “Gjatë ditës, pushtuesit bombarduan rajonin 46 herë me mortaja, tanke, artileri dhe MLRS”.
Ai shtoi se apartamentet dhe ndërtesat private u “shkatërruan” në Kherson.
Muajin e kaluar, forcat ukrainase rimorën qytetin jugor të Khersonit pasi trupat ruse u tërhoqën, duke shënuar një pengesë të rëndësishme për Moskën.
Megjithatë, trupat ruse u tërhoqën vetëm deri në anën tjetër të lumit Dnipro dhe kanë bombarduar qytetin nga përtej lumit.
Sulmet ruse kanë lënë disa banorë në Kherson me ndërprerje dhe mungesa të energjisë elektrike me fillimin e dimrit./FolDrejt/