Arsenal ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me talentin brazilin, Gabriel Martinelli, deri në qershor të vitit 2027, shkruan Fol Drejt.
Lajmin e ka konfirmuar klubi londinez në faqen zyrtare, ndërsa drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, ka thënë se pas nënshkrimit të kontratës së re me Martinellin, themelet e klubit po vazhdojnë të ndërtohen mbi talentet e rinj. /FolDrejt/