FOLDREJT.COM
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime
No Result
View All Result
FOLDREJT.COM
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime
No Result
View All Result
FOLDREJT.COM
Gjuha e Inteligjencës Artificiale: pse na flet “ëmbël” një chatbot?

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare

Gjuha e Inteligjencës Artificiale: pse na flet “ëmbël” një chatbot?

by Zamira Rexhepaj
October 16, 2026
in Analiza
0
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prandaj, ndërkohë që chatbot-ët e inteligjencës artificiale na flasin gjithnjë e më “ëmbël” dhe na ofrojnë mirëkuptim të menjëhershëm, është koha të ndalemi dhe të reflektojmë me kujdes: a jemi duke i lejuar këto makina të zëvendësojnë lidhjet e vërteta njerëzore?

Bleard MEHA

Mjetet e inteligjencës artificiale, me të cilat ne bashkëbisedojmë sot në internet, janë të ndërtuara të jenë të afërta me bashkëbiseduesin. “User-friendly”. Madje janë aq “user-friendly”, sa që, disa persona thonë se kanë krijuar ose nisur, raport romantik me ta (sipas Institutit të Studimeve të Familjes, afërsisht një në tre të rritur amerikan e pranojnë që kanë pasur lidhje romantike apo raport romantik me një chatbot). Këto mjete, konkretisht këta chatbot-ë, nuk janë vetëm lehtë të qasshëm dhe të thjeshtë në përdorim, por si mjet pune e kanë, fjalën. Për herë të parë në histori, njeriu sot komunikon me një “jonjeri” me po atë gjuhë që përdor njeriu.

Përpos që ekizston një ide në shoqëri që marrëdhëniet shoqërore apo më shumë se shoqërore lindin nga mirëkuptimi, ashtu është e vërtetuar edhe nga studimet psikologjike. Diçka që mund të thuhet se tashmë është shndërruar në “common sense”, në diçka të ditur. Por tashmë, në këtë lojë të marrëdhënieve shoqërore, po trokasin, në mënyrën e tyre, edhe chatbot-ët e Inteligjencës Artificiale. Sot, në këtë trend globalist, njeriu e gjen vetën duke biseduar shumë me Inteligjencën Artificiale. Rreth 49% e të rriturve në ShBA, sot përdorin chatbot-ë, një çerek më shumë se në vitin 2024. Një titull i një artikulli lajmor mbi një hulumtim thotë, me humor të lehtë, se chatbot-ët në fjalë, për Gen Z, janë bërë “rrjetet e reja sociale” (The New Social Media), për nga të qënit trending. Po ky artikull, na tregon se 40% e gjeneratës 1997-2012, përdorin chatbot-ët, të paktën një orë në ditë. Dhe ky perdorim i gjerë i rrjeteve sociale, të ndërlidh me një hulumtim tjetër, mbi mënyrën e përdorimit, apo, tash më saktë, komunikimit me një chatbot. “Chatbot-ët mund të reagojnë ndaj përdoruesve të tyre në mënyra që njerëzit i perceptojnë si të përshtatshme dhe mbështetëse, dhe reagime të tilla mund të krijojnë ndjesi lidhjeje si dhe mundësi për zgjerim të vetvetes dhe rritje personale”, thonë një grup autorësh nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angjeles.

 

Kështu, ekziston njëfarë lidhjeje mes surfuesve në internet dhe chatbot-ëve të tillë të Inteligjencës së gjeneruar Artificiale. Po flas, lidhje e përgjithshme, sikurse me rrjetet sociale; një lidhje e atillë që synon të bëhet e mirëqenë. Për një pjesë të bashkëbiseduesve, madje lidhja me këto mjete nuk është e mirëqenë – përkundrazi, në një dimension tjetër, ajo është e vlerësuar, aq shumë dhe, po i japim lirinë vetës të themi, aq verbërisht, sa që po shndërrohet në një raport romantik, me atë mirëkuptimin që e përmendem më lartë, që po ofrohet nga dy palët. Faktikisht, nuk ofrohet nga të dy palët një lloj. Duke rikthyer një ton letërsie, them se doza e mirëkuptimit e AI-it, është një “fasad” e llojit të vet – epo, mesa duket, e tillë që “t’i merr sytë”.

Këta chatbot-ë janë aty për ne. Dhe kjo mund të thuhet pa hiperbolizime apo pa tingëlluar si gjuhë e një reklameje klishe. Fakti se këto mjete gjenerojnë fjali të atilla që të shprehin  denotacion mbështetës, qoftë emocional apo thjesht social, ngushëllim, afeksion, kurajo, ose këshillim praktik, rrjedhimisht udhëzim praktik mbi çështje përkatëse, dhe janë të gatshëm të jenë në shërbimin e përdoruesit në çast, nuk duhet nënvlerësuar. Por se këto mjete janë në fakt, ngrehina të tëra faktike të një makinerie të avancuar dhe të njohur për një kapacitet përpikmërie të llojit të vet. Një përpikmëri në mimikri, sipas disa studiuesve. Nga algoritmet e avancuara, procesimit së gjuhës natyrale dhe të mësuarit makinerik (machine learning), këto sisteme të Inteligjencës Artificiale kanë mundësi të angazhohen në biseda që imitojnë ndërveprimet ndjerëzore.

Në bazë të disa konditave, tashmë kategorizohen këta chatbot-ë. Mjete si ChatGPT, Copilot apo Claude llogariten si asistent personal. Një nivel tjetër dalin të jenë, e ashtuquajturit, “shoqëruesit”: Replika, Character.AI, e Xiaolce, ndër tjera. Të njëjtët kanë aftësi më dinamike të të ndërvepruarit, duke bërë që njerëzit, realisht, të ndihen të tërhequr nga ta. Kur flasim për këtë kategori, të jashtëzakonshme sipas disa përmasave, dallojmë gjetje shumë interesante. Arrimë të kuptojmë se këta chatbot-ë bëjnë atë që u kërkohet, andaj edhe dalin partner të mirë romantik. Një aspekt mjaft tërheqës i marrëdhënieve romantike, në anën tjetër, me partnerë të inteligjencës artificiale, siç është Replika, është mundësia që kanë përdoruesit për t’i personalizuar chatbot-et e tyre.

 

Per t’u rikthyer tek “common sense”-i, problematika e të qënit kaq të afërt me një chatbot, shtrihet në disa pika të diksutueshme, se sa jo e shëndetshme është – pika këto, që sillen tek pjesa se, kemi të bëjmë me një makineri. Me një program të konsoliduar teknologjik, që nuk shkon përtej kushteve teknike dhe teknologjike. Rrjedhimisht, nuk ka shumë kërkesë për të parashtruar argumentim, se në realitet këto makineri, sado të nevojshme dhe lehtë të qasshme, ku për disa po cilësohen si revolucion i dytë industrial, e për disa të tjerë, është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë, nuk zëvendësojnë njeriun.

Prandaj, ndërkohë që chatbot-ët e inteligjencës artificiale na flasin gjithnjë e më “ëmbël” dhe na ofrojnë mirëkuptim të menjëhershëm, është koha të ndalemi dhe të reflektojmë me kujdes: a jemi duke i lejuar këto makina të zëvendësojnë lidhjet e vërteta njerëzore? Në reegull, le t’i përdorim këto mjete me ndërgjegje, të vlerësojmë mbështetjen praktike që ofrojnë, por të mos harrojmë kurrë se pas fasadës së fjalëve të ëmbla qëndron vetëm algoritmi – dhe të rikthehemi me më shumë forcë te bisedat dhe mirëkuptimi i gjallë mes njerëzve.

 

*Ky artikull është shënuar në kuadër të projektit i cili mbështetet përmes skemës së granteve Digital Spark, si pjesë e projektit EECA të Mekanizmit Rajonal të Mbështetjes, të zbatuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup / Hive Mind, në partneritet me CIVICUS, dhe në kuadër të Iniciativës për Demokraci Digjitale (DDI), që mbulon Jugun Global.

Advertisement Banner

Të ngjajshme

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare
Analiza

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare

September 14, 2026

Recommended

Gjuha e Inteligjencës Artificiale: pse na flet “ëmbël” një chatbot?
Analiza

Gjuha e Inteligjencës Artificiale: pse na flet “ëmbël” një chatbot?

October 16, 2026
Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare
Analiza

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare

September 14, 2026
Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë
Aktuale

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë

May 20, 2026

Popular Playlist

Currently Playing

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Muhabet me Arditin
Si 18-vjeçar në luftë, nga arrestimi te fronti në Koshare, rrëfimi i Edmond Grabanicës #Muhabet 81

Si 18-vjeçar në luftë, nga arrestimi te fronti në Koshare, rrëfimi i Edmond Grabanicës #Muhabet 81

Muhabet me Arditin
Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

Aktuale
Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

Aktuale
Kaligrafia e piktura e Semra Rashitit në Çarshinë e vjetër të Shkupit | NARRACION

Kaligrafia e piktura e Semra Rashitit në Çarshinë e vjetër të Shkupit | NARRACION

NARRACION
  • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
  • Muhabet me Arditin
  • KUADËR me Imer Topanicën
  • ShaKa Tre
  • Emergjenca Sot
  • ORA Psikologjike
  • Opinione
  • Hulumtime
  • Analiza
  • Rreth nesh
Na kontaktoni: [email protected]

© 2026 FOLDREJT.COM - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi ose ngarkimi i videove në kanale të tjera. Mundësuar nga Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime

© 2026 FOLDREJT.COM - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi ose ngarkimi i videove në kanale të tjera. Mundësuar nga Porosit Web.