FOLDREJT.COM
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime
No Result
View All Result
FOLDREJT.COM
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime
No Result
View All Result
FOLDREJT.COM
Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë

Library. Background from white bookshelves with books and textbooks. Learning and education concept. 3d illustration

Nxënësit e Shkollës Teknike “Lutfi Musiqi” përmbyllin me sukses dy projekte

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë

by Zamira Rexhepaj
May 20, 2026
in Aktuale
0
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata “The Library Project Kosova” (TLPK), në bashkëpunim me Kristale Ivezaj Rama, Zonjën e Parë të Prishtinës dhe iniciatoren e këtij projekti, po përgatitet të hapë Bibliotekën e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë — një hapësirë unike e dedikuar leximit, kreativitetit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Ky projekt u bë realitet falë angazhimit të Zonjes Rama, e cila bashkoi TLPK-në, Komunën e Prishtinës dhe institucionet kryesore të qytetit, duke udhëhequr dhe mbështetur mbledhjen e fondeve për realizimin e këtij vizioni.

Biblioteka është bashkë financuar nga Komuna e Prishtinës, Luxembourg Development Agency dhe donatorë të tjerë, ndërsa realizimi i saj është bërë i mundur edhe falë punës vullnetare të TLPK-së dhe Zonjes Rama.

Ky projekt synon të krijojë më shumë sesa një bibliotekë tradicionale. Ai ndërtohet mbi përvojën afër 10-vjeçare të TLPK-së në promovimin e leximit dhe edukimit cilësor në Kosovë. Përmes konceptit të “Orës së Leximit”, organizata ka punuar ngushtë me shkolla dhe mësimdhënës për të zhvilluar të kuptuarit e leximit tek nxënësit dhe për të nxitur dashurinë për librin që në moshë të hershme.

Në kuadër të projektit “Biblioteka e Re e Fëmijëve te Pallati i Rinisë dhe Ora e Leximit në shkollat e Prishtinës”, TLPK ka trajnuar 40 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga 20 shkolla të Prishtinës në përdorimin e strategjive të leximi kuptimit. Klasat pjesëmarrëse janë furnizuar me libra të përzgjedhur me kujdes për të zbatuar Orën e Leximit – program i bazuar në hulumtime shkencore ku leximi realizohet në mënyrë sistematike. Rreth 1000 nxënës kanë marrë pjesë rregullisht në këto aktivitete, duke lexuar dhe diskutuar libra së bashku me arsimtarët duke përdorur strategjitë e të lexuarit të kuptimshëm. Përmes këtyre strategjive fëmijet kuptojnë më mirë tekstet, mësohen të analizojnë tekste të llojeve të ndryshme, të rishqyrtojnë në mënyrë kritike, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të bëjnë pyetje në nivele të ndryshme, të krahasojnë, duke pervetësuar keshtu aftësitë për t`u bërë një individ mendimtar dhe i pavarur.

Një nga objektivat e organizatës TLPK është rivitalizimi i hapësirave të papërdorura publike dhe rikthimi i tyre në jetë duke i transformuar në biblioteka për fëmijët. Pikërisht këtë po e realizon organizata me transformimin e hapësirës në Pallatin e Rinisë dhe rikthimin e saj në funksion si bibliotekë e fëmijëve. Ky proces është i rëndësishëm sepse u jep fëmijëve ndjenjë përkatësie dhe përgjegjësie ndaj bibliotekës, duke e konsideruar atë si shtëpinë e tyre të dytë.

Punëtoritë me nxënësit – Dizajni i Bibliotekës

Më shumë se 50 nxënës nga 10 shkolla të Prishtinës morën pjesë në punëtori kreative për të ndihmuar në dizajnimin e bibliotekës së tyre të ëndrrave. Përmes aktiviteteve interaktive, ata ndanë idetë e tyre, vizatuan konceptet e bibliotekës dhe krijuan modele të mobilieve përmes ushtrimeve praktike.

Të gjitha vizatimet, komentet dhe idetë e nxënësve u analizuan nga ekipi i arkitektëve të projektit, i udhëhequr nga arkitektja Drenusha Blakcori dhe u zhvilluan tri propozime dizajni, të frymëzuara drejtpërdrejt nga kreativiteti dhe nevojat e fëmijëve. Dizajnet përfshinin hapësira për lexim, mësim, fokus, lojë, relaksim, punëtori, net filmi, huazim librash dhe aktivitete komunitare.

Fëmijët Votuan –  Vendosën për dizajnin final

Në punëtorinë e dytë, nxënësit patën mundësinë të votojnë për dizajnin e preferuar të bibliotekës. Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë demokratike dhe transparente, ndërsa dizajni “C” u zgjodh si më i pëlqyeri nga fëmijët. Pas përzgjedhjes, arkitektet zhvilluan më tej projektin final duke ruajtur karakterin kulturor të Pallatit të Rinisë dhe duke integruar nevojat praktike të bibliotekës moderne për fëmijë.

Dizajni i zgjedhur përfshin zona të ndryshme funksionale, si recepsionin me hapësirë për ekspozim librash, këndin aktiv për punëtori dhe aktivitete, zonat e qeta për lexim dhe mësim, si dhe këndin e fëmijëve me pamje nga qyteti. Hapësira është konceptuar në mënyrë fleksibile për t’u përshtatur me aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore.

Renovimi, mobilimi dhe mbështetja nga komuniteti

Pas fazës së parë të projektit, TLPK u angazhua në dy procese kyçe: mbledhjen e fondeve dhe realizimin e renovimit të bibliotekës.

Së bashku me Kristale Ivezaj Rama, organizata lansoi kampanjën “Biblioteka na Bashkon – Bëhu Pjesë e Krjimit”, duke organizuar gala dhe aktivitete mbështetëse në Prishtinë dhe Stockholm, si dhe duke marrë përkrahje nga figura të ndryshme të diasporës shqiptare, përfshirë edhe mbështetës në Miami.

Falë donatorëve të shumtë, projekti arriti të sigurojë fondet e nevojshme për renovimin e brendshëm dhe krijimin e mobilieve të personalizuara, të dizajnuara posaçërisht sipas ideve të fëmijëve nga arkitektja Drenusha Blakcori.

Projektit i janë bashkuar shumë profesionistë, biznese dhe vullnetarë nga Kosova dhe diaspora. Vetëm gjatë dy muajve të fundit, nxënës nga Prishtina High School dhe New York School of Science Kosova, së bashku me shumë vullnetarë të tjerë, kanë ndihmuar në regjistrimin e mbi 2000 titujve të librave të dhuruar për bibliotekën.

Pak ditë më parë, TLPK organizoi edhe punëtorinë përmbyllëse me nxënësit dhe vullnetarët që kanë qenë pjesë e projektit që nga fillimi. Punëtoria u udhëhoq nga Ardiana Selimi, drejtoreshë ekzekutive e TLPK-së dhe menaxhere e përgjithshme e programit, së bashku me Leurita Selmani, menaxhere e projektit, të cilat kanë udhëhequr procesin e krijimit të bibliotekës në çdo hap të tij.

Biblioteka e Fëmijëve Prishtinë pritet të bëhet një nga hapësirat më inspiruese për fëmijët dhe të rinjtë në kryeqytet – një vend ku librat, kreativiteti dhe komuniteti bashkohen për të ndërtuar një kulturë të re leximi. /FolDrejt/

Tags: Bibliotekafol drejtPallati i RinisëPrishtina
Advertisement Banner

Të ngjajshme

Shkolla “Lutfi Musiqi” përfshihet në projekt ndërkombëtar për orientim në karrierë
Aktuale

Shkolla “Lutfi Musiqi” përfshihet në projekt ndërkombëtar për orientim në karrierë

March 4, 2026
Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë
Aktuale

Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

December 23, 2025
Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.
Aktuale

Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

December 23, 2025

Recommended

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë
Aktuale

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë

May 20, 2026
Nxënësit e Shkollës Teknike “Lutfi Musiqi” përmbyllin me sukses dy projekte
Të tjera

Nxënësit e Shkollës Teknike “Lutfi Musiqi” përmbyllin me sukses dy projekte

April 14, 2026
Shkolla “Lutfi Musiqi” përfshihet në projekt ndërkombëtar për orientim në karrierë
Aktuale

Shkolla “Lutfi Musiqi” përfshihet në projekt ndërkombëtar për orientim në karrierë

March 4, 2026

Popular Playlist

Currently Playing

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Muhabet me Arditin
Si 18-vjeçar në luftë, nga arrestimi te fronti në Koshare, rrëfimi i Edmond Grabanicës #Muhabet 81

Si 18-vjeçar në luftë, nga arrestimi te fronti në Koshare, rrëfimi i Edmond Grabanicës #Muhabet 81

Muhabet me Arditin
Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

Aktuale
Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

Aktuale
Kaligrafia e piktura e Semra Rashitit në Çarshinë e vjetër të Shkupit | NARRACION

Kaligrafia e piktura e Semra Rashitit në Çarshinë e vjetër të Shkupit | NARRACION

NARRACION
  • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
  • Muhabet me Arditin
  • KUADËR me Imer Topanicën
  • ShaKa Tre
  • Emergjenca Sot
  • ORA Psikologjike
  • Opinione
  • Hulumtime
  • Analiza
  • Rreth nesh
Na kontaktoni: [email protected]

© 2026 FOLDREJT.COM - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi ose ngarkimi i videove në kanale të tjera. Mundësuar nga Porosit Web.