FOLDREJT.COM
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime
No Result
View All Result
FOLDREJT.COM
  • Ballina
  • Aktuale
  • Podcasts
    • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
    • Muhabet me Arditin
    • Emergjenca Sot
    • ShaKa Tre
  • Emisione
    • NARRACION
    • KUADËR me Imer Topanicën
    • ORA Psikologjike
  • Opinion
  • Analiza
  • Hulumtime
No Result
View All Result
FOLDREJT.COM
Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare

by Zamira Rexhepaj
September 14, 2026
in Analiza
0
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tash e sa ditë, mercenarët e Lëvizjes së Deçanit, të organizuar në lëvizje e platforma të ndryshme dhe të paraqitur me gjoja emra të mëdhenj e me pretendime për një “mision historik”, e kanë vënë në fokus historinë e ndërtimit të xhamive gjatë periudhës së Perandorisë Osmane në këto troje.

Shkruan: Ramadan Shkodra

Kjo nuk është e çuditshme. Përkundrazi, është vazhdim i një qasjeje që synon të mohojë ose të zvogëlojë çdo gjë që lidhet me kulturën, historinë dhe qytetërimin islam në hapësirat shqiptare. Për këtë mision po shërbehen me sajime, me interpretime të njëanshme dhe me teza të akademikëve rusë e serbë, të cilat u shkojnë për shtat pikërisht atyre që duan ta shkëpusin trashëgiminë islame nga historia shqiptare.

Por problemi i tyre është se xhamitë janë aty. Janë dëshmi të gjalla të historisë. Janë pjesë e kulturës dhe identitetit të këtyre trojeve.

Xhamia nuk është vet

ëm një ndërtesë ku kryhet adhurimi. Ajo ka qenë pjesë e një sistemi të gjerë shoqëror, arsimor, kulturor dhe bamirës. Rreth xhamive janë zhvilluar medrese, biblioteka, vakëfe dhe forma të ndryshme të organizimit të jetës komunitare.

Shumica e institucioneve fetare dhe shoqërore janë ngritur ose mbështetur nga familje, tregtarë, dijetarë dhe fisnikë shqiptarë. Prandaj është e papranueshme që një pjesë e kësaj trashëgimie të paraqitet thjesht si “e huaj” vetëm pse i përket periudhës osmane dhe traditës islame.

Misioni i mercenarëve për të përbaltur institucionin e xhamisë është i orkestruar, sepse roli dhe rëndësia e xhamive për historinë tonë është shumë i rëndësishëm, sikurse nuk mund të mohohet as roli dhe rëndësia e kulteve të besimeve të tjera.

Po të shikojmë me kujdes, xhamitë janë vend ku është ngjitur elita, nga kanë dalë dijetarë të shquar, ku është tubuar paria, ku është edukuar, shkolluar e organizuar populli ynë. Xhamia është pararendëse e shkollës shqipe, është pararendëse e institucioneve kulturore, arsimore, po edhe institucioneve administrative e publike. Xhamia, në misionin e saj, është institucion ku është kultivuar më së shumti rëndësia për etninë, gjuhën, shtetin e pavarësinë. Xhamia po ashtu është institucion që i parapriu dekomunizimit dhe deideologjizimit të shoqërisë. Institucion që kurrë nuk pranoi stalinizmin e monizmin e me këtë edhe vëllazërim-bashkimin jugosllav, apo proletarizimin e imponuar. Xhamia është institucion që mbështeti fuqishëm lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.

Për këto që përmenda, makineria e Millosheviqit atakoi në forma të ndryshme 218 xhami anë e mbanë Kosovës në fushatën e saj për të zhdukur identitetin e këtij populli.

Ç’të thuash më shumë për këta mercenarë, të cilët për platformë ideologjike kanë dokumentin “Sheholli”.
Në fund, xhamia në këto vise ka përballuar shumë furtuna; kalon edhe kjo.

Tags: fol drejtIslamiLevizja e DeçanitRamadan ShkodraXhamia
Advertisement Banner

Të ngjajshme

No Content Available

Recommended

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare
Analiza

Mercenarët e Lëvizjes së Deçanit dhe beteja për historinë e xhamive shqiptare

September 14, 2026
Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë
Aktuale

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë

May 20, 2026
Nxënësit e Shkollës Teknike “Lutfi Musiqi” përmbyllin me sukses dy projekte
Të tjera

Nxënësit e Shkollës Teknike “Lutfi Musiqi” përmbyllin me sukses dy projekte

April 14, 2026

Popular Playlist

Currently Playing

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Dardan Krasniqi tregon se si Ibrahim Mazreku eli:minoi tre policë serbë

Muhabet me Arditin
Si 18-vjeçar në luftë, nga arrestimi te fronti në Koshare, rrëfimi i Edmond Grabanicës #Muhabet 81

Si 18-vjeçar në luftë, nga arrestimi te fronti në Koshare, rrëfimi i Edmond Grabanicës #Muhabet 81

Muhabet me Arditin
Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

Fadil Gashi flet për themelimin dhe organizimin e Shtabit Lokal të U:ÇK-së “Liria” në fshatin Sferkë

Aktuale
Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

Kush është Mehmet Klinaku, biznesmeni i suksesshëm vushtrrias nga diaspora që i hyri garës për deputet, dhe si do ta sjellë përvojën e tij në Kosovë.

Aktuale
Kaligrafia e piktura e Semra Rashitit në Çarshinë e vjetër të Shkupit | NARRACION

Kaligrafia e piktura e Semra Rashitit në Çarshinë e vjetër të Shkupit | NARRACION

NARRACION
  • REAKTOR me ‪Arian Xhezairin
  • Muhabet me Arditin
  • KUADËR me Imer Topanicën
  • ShaKa Tre
  • Emergjenca Sot
  • ORA Psikologjike
  • Opinione
  • Hulumtime
  • Analiza
  • Rreth nesh
Na kontaktoni: [email protected]

© 2026 FOLDREJT.COM - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi ose ngarkimi i videove në kanale të tjera. Mundësuar nga Porosit Web.